Një 40-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Berat–Rroshnik, në fshatin Duhanas.
Sajmir Rripi, i cili po udhëtonte drejt Beratit, ka dalë nga rruga me automjetin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore.
Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit.
Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa viktima është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat për kryerjen e autopsisë.