Dy persona janë vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit, pasi u kapën me lëndë narkotike të fshehur në automjet.
Gjatë kontrolleve në dalje nga territori i Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare zbuluan në mjetin ku udhëtonin 8 qese me kanabis, me një peshë totale rreth 4.2 kilogramë.
Në pranga përfunduan shtetasit A. Sh., 42 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda narkotike ishte blerë në Gjermani.
Sasia e kanabisit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.