Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar një video informuese që ilustron mënyrën e funksionimit të radarëve dhe sistemeve të saj të mbrojtjes kundër raketave.
Pamjet paraqesin një infrastrukturë të gjerë që përfshin radarë tokësorë, anije, avionë luftarakë dhe sisteme interceptimi, të cilat punojnë në mënyrë të pandërprerë gjatë gjithë vitit.
Sistemi i integruar i mbrojtjes synon të zbulojë në kohë reale kërcënimet ajrore dhe të reagojë për neutralizimin e tyre, duke garantuar sigurinë e aleatëve.
Videoja thekson rëndësinë e koordinimit mes forcave të vendeve anëtare dhe gatishmërinë e vazhdueshme përballë rreziqeve nga ajri.