21-vjeçari në Austri përballet me akuza terrorizmi për planin e sulmit në koncertin e Taylor Swift në Vjenë

Një 21-vjeçar austriak është akuzuar për terrorizëm dhe vepra të tjera penale në lidhje me një plan për të sulmuar një nga koncertet e këngëtares amerikane Taylor Swift në Vjenë, në gusht 2024.

Prokuroria e Vjenës bëri të ditur se i dyshuari, i identifikuar si Beran A, akuzohet për anëtarësim në organizatë terroriste, prodhim eksplozivësh dhe përpjekje për blerje të paligjshme armësh. Ai dyshohet gjithashtu se ka shpërndarë propagandë të grupit xhihadist Shteti Islamik (IS). Në rast dënimi, ai rrezikon deri në 20 vite burg.

Sipas aktakuzës, i dyshuari kishte marrë udhëzime në internet për ndërtimin e një bombe me copëza metalike duke përdorur eksplozivin triaceton triperoksid (TATP), një lloj mjeti që, sipas prokurorisë, është karakteristik për sulmet e IS.

Beran A u arrestua në vitin 2024, pas një informacioni të dhënë nga shërbimi amerikan i inteligjencës CIA, pak para tre koncerteve të planifikuara në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë. Koncertet u anuluan, ndërsa pritej të ndiqeshin nga më shumë se 195 mijë persona.

Në total, tre persona u arrestuan në lidhje me çështjen, të gjithë adoleshentë në atë kohë. Një shtetas sirian 16-vjeçar, i identifikuar si Mohamed A, u dënua në Gjermani me 18 muaj burg me kusht në kuadër të ligjit për të miturit.

Sipas hetuesve, i dyshuari kryesor kishte planifikuar edhe një sulm të mëparshëm në Dubai në mars 2024, por dyshohet se kishte hequr dorë në momentet e fundit.

Taylor Swift reagoi në atë kohë duke e cilësuar anulimin e koncerteve në Vjenë si “shkatërrues”, por shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve për parandalimin e sulmit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033