Rreth 21 milionë lekë të reja është fondi i vënë në dispozicion nga Bashkia Vlorë për rikonstruksionin e shkallëve të Kuzum Baba dhe rikthimin e tyre në identitetin historik.
Punimet kanë nisur në muajin dhjetor dhe afati i përfundimit është 20 javë nga momenti i nisjes, me synimin që projekti të mbyllet përpara sezonit turistik, në mënyrë që zona të jetë plotësisht funksionale për qytetarët, turistët dhe besimtarët.
Sipas projektit, ndërhyrja përfshin jo vetëm rikonstruksionin me gur të shkallëve, por edhe sistemimin e ndriçimit dhe mureve rrethuese, duke i dhënë zonës estetikë, jetëgjatësi dhe duke rikthyer pamjen e saj tradicionale.