180 vite burg të kërkuara në Hagë, Berisha: Akuza ndaj UÇK-së janë trillime propagandistike

Pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nga 45 vjet burg secilin, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe të mbështetur në akuza të pabazuara.

Berisha deklaroi se përkundër një gjykimi të gjatë, nuk është bërë publike asnjë provë konkrete që të faktojë krimet për të cilat akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas tij, aktakuza përfaqëson një riprodhim të propagandës ultranacionaliste serbe.

Ai veçoi veçanërisht pretendimet për trafikim organesh, duke i cilësuar si trillime të vjetra të fabrikuara nga ish-prokurori serb Vukçeviç, të cilat, sipas Berishës, janë përdorur për të njollosur luftën çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit e saj.

Në reagimin e tij, Berisha i bëri thirrje Gjykatës Speciale që të mos ndikohet nga akuza propagandistike dhe të marrë një vendim të bazuar vetëm në ligj dhe prova. Ai kërkoi që procesi të përmbyllet me njohjen e pafajësisë së ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033