17-vjeçarja dërgohet në spital në Korçë, dyshohet se konsumoi sasi të madhe ilaçesh

Një 17-vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi të madhe ilaçesh në banesën e saj.

Ngjarja është regjistruar në lagjen 18 të qytetit, ku e mitura është gjetur nga familjarët dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore. Mjekët po i ofrojnë trajtimin e nevojshëm, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Policia ndodhet në spital dhe ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033