11 të vrarë në Gaza, Mossadi i druhet një lufte me Katarin

David Barnea, drejtori i Mossad kundërshtoi planin kundër një lufte me Hamasin në Katar duke shuar kështu zërat për një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Doha po ndërmjetëson në lirimin e pengjeve dhe kështu ky rol nuk duhet asesi të preket një porosi e cila është dhënë edhe nga SHBA-ja, aleati më i madh i Izraelit në lindjen e mesme. Ndërkohë në terren situata mbetet e pandryshuar, Izraeli vazhdon e vret mijëra civilë të pafajshëm ose që të paktën nuk janë mbështetës të hapur të secilës nga organizimet e lobeve të ndryshme pro arabe në lindjen e mesme. Sot janë vrarë të paktën 11 civilë të pafajshëm në Gaza sipas Al Jazeeras.

Ndërkohë ushtria izraelite tha se më shumë se 250’000 gazianë janë zhvendosur nga qyteti drejt zonave të sigurta duke krijuar kështu kushtet për një sulm të intensifikuar në qendrën e Gazës. Ndërkohë Mossadi dhe shërbimet e tjera si IDF kanë shprehur qëndrime të kundërta në lidhje me vrasjen e agjentëve të Hamasit brenda tokës katariane. Po pse kjo mosdakortësi?

Wall Street Journal, nbcnews, AP News apo edhe media të tjera prestigjoze mbështesin teorinë e një Izraeli të paqëndrueshëm. Duket sikur lufta në Gaza është më shumë një mjet presioni për botën arabe, sesa në zgjidhje e problemit në Lindjen e Mesme.

Pikërisht tashmë ishte momenti i duhur për të nisur mbase atë që mund të konsiderohet fundi i një ëndrre të tmerrshme dhe hapja e një kapitulli të ri negociues, ku të shikohet vullneti për një proces paqeje të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Por kjo nuk duket se ka gjasa të ndodhë. SHBA-ja dhe Izraeli pritet të mbajnë qëndrimet e tyre pro interesave izraelito-gjermano-amerikanë dhe ti japin botës skenare të tjera si ato që jemi mësuar që pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Ndaj Postimin: