Zyrtarët e lartë të Policisë pronarë të drogës, reagon Çuçi: Ata nuk e meritojnë të jenë në radhët tona, do përgjigjen para ligjit!

02/07 14:06
Credits to Apollon TV
Zyrtarët e lartë të Policisë pronarë të drogës, reagon Çuçi: Ata nuk e meritojnë të jenë në radhët tona, do përgjigjen para ligjit!

Prokuroria Speciale Spak dhe Antimafia italiane finalizuan sot një operacion ndërkombëtar që lidhjem me trafikun e drogës, shpërdorimin e detyrës nga ana e funksionarëve të lartë shqiptarë. Në pranga kanë rënë tre drejtues të lartë të Policisë dhe dy efektivë.

Këtë operacion e përshëndet dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili shkruan se zyrtarët e agjencive ligjzbatuese të kapur në këtë operacion, nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë dhe do të ndiqen penalisht.

“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Policia e Shtetit ishte pjesë e një tjetër OPERACIONI NDËRKOMBËTAR për goditjen me ashpërsi të elementëve kriminalë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, të dyshuar për korrupsion e pastrim parash, mes tyre edhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese. Ky është edhe një proces vetë-pastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit.

Hetimi i mirë-koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që janë sot partnerë dinjitozë në luftën kundër krimit të organizuar, që nuk njeh kufij. Aksioni, shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, megjithë kompleksitetin e tij.

Pasuri të dyshuara me burim aktivitetin kriminal janë sekuestruar gjatë këtij operacioni, për të goditur financat e grupeve kriminale dhe kthyer këto pasuri, në të mira publike për qytetarët tanë.

Një vlerësim i posaçëm për prokurorët e angazhuar drejtpërdrejtë në hetim dhe gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të agjencive që ndihmuan në këtë hetim, drejtuesve të operacionit, si dhe një falënderim për partnerët e huaj, për bashkëpunimin. Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.