Zyra globale e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogat (UNODC) ka zbuluar një raport mbi drogën për vitin 2021, e cila e vendos Shqipërinë për periudhën 2015-2019, në vendin e gjashtë për origjinën e kanabisit.

29/06 14:26
Credits to Apollon TV
Zyra globale e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogat (UNODC) ka zbuluar një raport mbi drogën për vitin 2021, e cila e vendos Shqipërinë për periudhën 2015-2019, në vendin e gjashtë për origjinën e kanabisit.

Ajo renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit, Iranit. Ndërkaq, Shqipëria mes shteteve evropiane renditet si shteti i parë për origjinën e kanabisit.

Raporti zbulon se rrjetet shqiptare janë të rëndësishme edhe në trafikun e kokainës. Ai zbulon se shqiptarët po zbatojnë të ashtuquajturin  “model biznesi që përjashton palët e treta” dhe e “menaxhon vetë procesin”, nga fillimi në fund.

Nga grafiku i publikuar në raport, shqiptarët zënë një peshë të konsiderueshme të shtetasve të huaj që janë arrestuar në lidhje me kapjet individuale të kokainës, të vlerësuara sipas madhësisë së sasisë së kapur. 25% e arrestimeve në nivelin e parë të tregtimit janë me origjinë nga Shqipëria.

Sipas raportit, vitet e fundit, është vërejtur një diversifikim i aktorëve kriminalë të përfshirë në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit me kokainë midis Amerikës së Jugut dhe Evropës.

“Grupe të përbëra nga serbo-kroatët, tipikisht shtetas të Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia, gjithashtu janë bërë lojtarët kryesorë në prokurimin e sasive të mëdha të kokainës dhe organizimin e transportit dhe shitjes tek blerësit evropianë”, shkruhet më tej në raport.

Sipas raportit, ky diversifikim ka çuar në rritjen e konkurrencës dhe në raste gjithnjë e më të shpeshta të bashkëpunimit midis grupeve të ndryshme të përfshirë në trafikimin e kokainës, duke rezultuar në një zinxhir furnizimi më efikas.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.