Zv/kryeministri i Shqipërisë apel qyetareve pas shifres rekord te viktimave nga Covid ne diten e sotme

23/11 18:58
Credits to Apollon TV

Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe i është drejtuar me një apel qytetarëve pasi sot vendi regjistroi shifër rekord viktimash nga COVID-19, 17 të tillë, dhe sërish një numër të lartë të infektuarish afër 800-ës.

Braçe thotë se më e rëndë dhe e vështirë se sot situata s’ka qenë asnjëherë në 9 muaj pandemi. Ai i bën thirrje qytetarëve të kufizojnë patjetër takimet jashtë shtëpisë.

Ai shton se vendi po i reziston një mbylljeje të re tani, por në dorë e kanë qytetarët duke kufizuar daljet dhe takimet.

STATUSI NGA ERION BRAÇE

ME RENDE E ME VESHTIRE SE SOT ,NUK KA QENE ASNJEHERE NE 9 MUAJ! A DO REAGOJME APO DO I LESHOHEMI SEMUNDJES? Gjithcka e kishim dhe e kemi ende NE ne dore; E di qe eshte e veshtire keshtu, por DUHEN KUFIZUAR PATJETER TAKIMET JASHTE SHTEPIE! Vec punes me masat e njohura te sigurise-Maske, Distance, Higjene, cdo gje tjeter duhet kufizuar;

Kemi refuzuar mbylljen, cfare skemi thene kunder saj, po i rezistojme nje mbylljeje te re tani, ama vete, secili prej nesh, duhet te bej te tijen:

TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCEN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE,

QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ; Keshtu mbron edhe familjen, prinderit, femijet, te afermit! Shihini numrat; Mosha me e prekur tani eshte 65-74 vjec! Prej nesh qe duhet te kujdesemi per ta, nesh qe hyme e rrime me ore kudo e percjellim infeksionin ne shtepi, tek ta! PO UA MBYLLIM JETEN PA E MERITUAR ASPAK KETE QE PO U BEJME ME HARRESEN NDAJ TYRE, ME PAPERGJEGJSHMERINE TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT! A e mban dot kete barre kaq te rende per gjithe jeten?; E kishim ne dore ti shpetonim por i vrame per nje kafemuhabet tek klubi i lagjes!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.