Zjarri në pallatin në Tiranë Policia e referon aksidentale, merret në pyetje ndërtuesi!

19/09 14:13
Credits to Apollon TV
Zjarri në pallatin në Tiranë Policia e referon aksidentale, merret në pyetje ndërtuesi!

Policia e Tiranës e ka referuar zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh në zonën e ish-Nisharakut si ngjarje aksidentale në prokurori. Burime nga policia bëjnë me dije se në vijim po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu ndërtuesin e pallatit Tanush Mëhillaj. Mësohet se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit. Ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërkohë dyshimet janë se ka nisur nga një shkëndijë elektrike në kondicionerin e banesës në katin e 9. Katër apartamente u shkrumbuan në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Flakët dëmtuan pjesërisht edhe 12 banesa, të cilat janë bërë të pabanueshme. Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë pallatin, si pasojë e materialit polesterol me të cilën ishte mbuluar fasada e tij. Forcat zjarrëfikëse luftuan me flakët më shume se tre ore radhazi, për të shuar flakët që ranë rreth orës 14:20 minuta në pallatin dhjetëkatësh në Tiranë. Flakët, fatmirësisht nuk shkaktuan viktima por dëmet janë të mëdha.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.