Zjarri në magazinën e ‘Casa Italia’, dyshohet për një të vdekur nga asfiksimi; (DETAJE)

24/03 19:24
Credits to Apollon TV
Zjarri në magazinën e ‘Casa Italia’, dyshohet për një të vdekur nga asfiksimi; (DETAJE)

Detaje të reja janë zbuluar nga zjarri që ka rënë pasditen e sotme në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”. 

Burime bëjnë me dije se dyshohet për një person të vdekur, rojen e objektit i cili ndodhej brenda magazinës që mori flakë, por policia ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. 

Mësohet se ambienti ku ra zjarri ka qenë i mbushur me materiale, kryesisht me rroba dhe dyshekë, pra materiale që marrin flakë lehtësisht. Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, mirëpo mbetet ende detaj i dysimeve të para nga autoritetet.

Drejtori i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj tha më herët se forcat zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve.  

Goxhaj: Zjarri ka rënë në bodrumin e qendrës tregtare, e cila ka qenë e mbushur me rroba dhe artikuj të tjerë. Kemi më shumë se dy orë që po punojmë dhe e kemi vënë situatën në kontroll. Zjarri në ambiente të tilla është i rrezikshëm për t’u përballuar. Duhet të eleminojmë vatrën e zjarrit dhe do flasim më vonë për shkakun. Nuk ka shumë flakë në magazinë, por i gjithë ambienti është i mbushur me tym sepse vendi është i izoluar. Nuk kemi konstatuar qytetarë në ambientet e magazinës”, tha drejtori i repartit të zjarrfikësve Shkëlqim Goxhaj.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.