Zjarri brenda Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta rrezikon qindra shpendë e gjallesa

26/12 18:34
Credits to Apollon TV

Një zjarr ka rënë sot brenda Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta, që mezi është shuar pas disa orësh. Drejtori i Zonave të Mbrojtura të Fierit, Ardian Koçi, tregoi rrezikun e madh që iu kanos këtij parku. “Akoma s’paskan të mbaruar kusuret e vitit të mbrapshtë 2020.

Sot në mëngjes u lajmëruam për një zjarr pranë lumit Seman, brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Sipërfaqja që po digjej ishte kryesisht kallamishte dhe shkurre. Ndërhymë me shpejtësi për fikjen e tij, jo vetëm sepse kallamishtet janë habitat për shumë shpendë dhe gjallesa të tjera, por edhe sepse era e fortë po shtynte flakët drejt një pylli të vogël me pishë të butë. Pas disa orësh arritëm ta fiknim pa dëme”, përfundon Koçi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.