Zjarret në pyje nga temperaturat e larta, IGJEUM: Nivel “I LARTË” rreziku në Fier, “I MODERUAR” në zona e tjera të vendit

21/07 10:50
Credits to Apollon TV
Zjarret në pyje nga temperaturat e larta, IGJEUM: Nivel “I LARTË” rreziku në Fier, “I MODERUAR” në zona e tjera të vendit

Instituti i Gjeoshkencave thotë se sot pasdite, datë 21 korrik, dhe nesër pritet një nivel “i lartë” rreziku në Qarkun e Fierit për zjarret në pyje, për shkak të temperaturave të larta. Niveli i rrezikut paraqitet “i moderuar” dhe “i ulët” në zonat e tjera të vendit.

ZJARRET NË PYJE           

——————–

Sot pasdite (e mërkurë dt.21) dhe nesër (e enjte dt.22) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarkun Fier, ndërsa niveli “I MODERUAR” rreziku në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Berat dhe Korçë pritet nivel “I ULËT” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO 

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë dt.21) dhe nesër (e enjte dt.22) nuk priten reshje  (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– në bregdet: 24 / 32 °C

– në vendet e ulëta: 20 / 33 °C

– në vendet malore: 14 / 24 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.21) dhe nesër (e enjte dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.217872565 2065162096970959 8429670414681509294 n217917605 2065162046970964 739858222928626212 n

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.