Zjarr në një garazh në orët e para të mëngjesit, digjen dy makina

15/02 7:12
Credits to Apollon TV
Zjarr në një garazh në orët e para të mëngjesit, digjen dy makina

Një garazh është përfshirë nga flakët gjatë orëve të parë të mëngjesit në Paskuqan, Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Galica”, ku ka rënë zjarr në  garazhdin në pronësi të shetasit E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

“Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan,  ka rënë zjarr në  garazhdin në pronësi të shetasit​ E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale,” njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.