
Zjarr ne nje banese, humb jeten 50 vjecari

Policia e Tiranës njofton se një zjarr ka rënë sot në mëngjes në një banesë në kryeqytet.
Në njoftim thuhet se si pasojë e rënies së zjarrit, ka humbur jetën një person, rreth 50 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.