Zjarr në godinën e Drejtorisë Arsimore në Fier, evakuohen punonjësit

05/03 14:39
Credits to Apollon TV
Zjarr në godinën e Drejtorisë Arsimore në Fier, evakuohen punonjësit
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në godinën dykatëshe të Drejtorisë Arsimore Fier.

Zjarrëfiksja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve, ndërsa policia bëri të mundur nxjerrien nga godina të personave që ishin aty.

Nga informacionet paraprake nuk dihet nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, apo në mënyrë aksidentale.

Njoftimi:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.

Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.