Zjarr i madh në Berat: Shkrumbohen 4 shtëpi, nuk dihet ende për viktima (FOTO)

08/03 6:45
Credits to Apollon TV
Zjarr i madh në Berat: Shkrumbohen 4 shtëpi, nuk dihet ende për viktima (FOTO)
Pamje nga vendi i zjarrit ne Berat

Katër shtëpi kanë marrë flakë gjatë natës në qytetin e Beratit. Deri tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo jetë të humbura, pasi dhe flakët nuk janë shuar ende.

Sipas Policisë, fillimisht ka marrë flakë një shtëpi në pronësi të shtetasit J.V dhe më pas zjarri është përhapur në dy shtëpi të tjera private, në pronësi të shtetasve R.S dhe P.N. Nga flakët e mëdha, është djegur dhe një apartament në katin e 3 të pallatit ngjitur.

Grupi hetimor është në vendgjarje, në lagjen Muzakaj, ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Informacion paraprak/ Berat

Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bën kqyrjen e vendit të ngjarjes nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.