Zhvillohet edicioni i VI-te i International Albanian Brass Festival

10/05 15:32
Credits to Apollon TV
Zhvillohet edicioni i VI-te i International Albanian Brass Festival

Dy koncerte të vecanta dhe unike jane organizuar  këtë fundjavë në Shqipëri nga artistët e Filarmonisë së Kosovës. Kuinteti I tunxhit të Filarmonisë së Kosovës i perbërë nga: Avni Krasniqi – Trombë, Ardit Pira – Trombë, Betim Krasniqi – Trombon, Bledar Bujupi – Korno, Meriton Ferati – Tubë, do të performojë një program të larmishëm të repertorit Shqiptar por edhe të huaj. Ky koncert ka nje vlerë të vecante sepse pjesetaret e Filarmonisë i kanë munguar skenës shqiptare dhe sepse këto koncerte janë pjesë e kalendarit artistik Shqiperi – Kosove.

Koncerti i pare eshte mbajtur pranë Parkut të Bulevadit “Republika” në qytetin e Beratit prane Qëndres Kulturore “Arka ” Ky bashkepunim u mundesua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Filarmonisë së Kosovës, Bashkisë se Qytetit të Beratit dhe Qendres Rinore Kulturore “Arra”(Shkoder)

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.