ZHUPAN, DREJT PËRFUNDIMIT PUNIMET PËR NDËRTIMIN E LINJËS SË RE ELEKTRIKE 220 VOLT

17/07 18:00
Credits to Apollon TV
ZHUPAN, DREJT PËRFUNDIMIT PUNIMET PËR NDËRTIMIN E LINJËS SË RE ELEKTRIKE 220 VOLT

Po shkojnë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e linjës së re nëntokësore të transmetimit të energjisë elektrike të tensionit të ulët 220 volt në fshatin Zhupan. Linja e re elektrike do ti japë zgjidhje përfundumtare të situatës problematike të krijuar ndër vite nga linja e vjetër e amortizuar pohojnë banorët. Sipas tyre me këtë investim do të rritet cilësia e furnizimit me energji nëpërmjet eleminimit të mbingarkesës në rrjet , si dhe do të shmanget tensioni i ulët dhe ndërprerjet e vazhdueshme sa herë që binte shi dhe kishte erëra të fuqishme. Ata thonë se ky investim i munguar në dekada do të rrisë furnizimin cilësor dhe të qëndrueshëm i cili është i detyrueshëm për funksionimin e pajisjeve elektro – shtëpiake që nuk punonin apo dëmtoheshin nga tensioni i ulët. Investimi në linjën e re nëntokësore shpërndarëse të energjisë krijon alternativa të reja të furnizimit për të gjithë konsumatorët e fshatit Zhupan abonentë të Oshee, pohojne banorët.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.