zhdukur prej 3 ditësh/ SHBA: Nëndetësja me turistë shpërtheu pranë Titanikut

22/06 22:47
Credits to Apollon TV
zhdukur prej 3 ditësh/ SHBA: Nëndetësja me turistë shpërtheu pranë Titanikut

Nëndetësja “Titan” me turistë që u zhduk në ujërat e Oqeanit Atlantik, pranë rrënoja të Titanikut, dyshohet se ka shpërthyer.

Vendi i shpërthimit besohet të jetë 487 metra larg anijes së mbytur të Titanikut. Nëndetësja mendohet se ka shpërthyer si pasojë e presionit.

Roja Bregdetare e SHBA-së, Admirale John Mauger tha në një konferencë për mediat se ekipet e kërkimit zbuluan pesë pjesë të ndryshme nga nëndetësja “Titan”.

Roja Bregdetare deklaroi se si rrjedhojë 5 pasagjerët që ishin në bord kanë ndërruar jetë.

Pjesët e gjetura janë pikasur në një zonë ku nuk ka mbeturina të Titanikut.

Ende nuk nuk dihet se cila ishte koha e shpërthimit, por 9 anije kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje.

Në këtë fazë është e paqartë cila agjenci do të drejtojë hetimin, pasi nuk ka asnjë protokoll për incidente të tilla me nëndetëse.

Admirali Mauger tha se çështja është veçanërisht komplekse sepse incidenti ndodhi në një pjesë të largët të oqeanit, ku përfshihen persona të kombësive të ndryshme.

Por, duke luajtur një rol udhëheqës në operacion deri më tani, Roja Bregdetare e SHBA-së ka të ngjarë të vazhdojë hetimet./

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.