Zhduket pa lënë gjurmë 29-vjeçarja në Lushnje, policia në kërkim

30/01 9:46
Credits to Apollon TV

Një 29-vjeçare nga Lushnja është zhdukur një ditë më parë.

Ka qenë babai i saj që ka bërë denoncimin një ditë më parë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, i cili ka treguar se vazja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetases E. B., 29 vjeçe, banuese në fshatin Thanasaj, Lushnjë, pasi ka bërë kallzim babai i saj se vajza (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor) është larguar nga banesa më datë 29.01.2021 dhe nuk është kthyer më”, njofton Policia e Lushnjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.