ZHDUKEN në mënyrë të mistershme vaksinat e Pfizer, policia nis hetimet

12/02 10:07
Credits to Apollon TV

Një shishkë e vaksinës së Pfizer është zhdukur në mënyrë të mistershme, nga një qendër shëndetësore në Peristeri të Greqisë.

Çdo shishkë e vaksinës Pfizer / BioNTech mund të japë deri në 6 doza. Zhdukja u raportua në Departamentin e Sigurisë në Peristeri.

Në dëshminë e saj të parë, një infermiere në Qendrën Shëndetësore tha se ajo nxori shishkën (e mbajtur në një temperaturë shumë të ulët) dhe e la në një vend të caktuar për ta përdorur. Por kur ajo u kthye për ta marrë përsëri, shishja nuk ishte aty.

Menjëherë sinjalizoi një alarm, u njoftua Departamenti i Sigurisë së Peristeri dhe filloi kërkimi i shishkës me dozat për vaksinën e koronavirusit, shkruajnë mediat greke.

Nga hetimi i parë i kryer në vend, nuk u gjet asnjë shkelje. Policia ka mbërritur në Qendrën Shëndetësore dhe pritet të marrë gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-të në vendngjarje për të zbuluar se kush e mori shishkën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.