
Zgjerimi me 12 milje në detin Jon/ Dekreti presidencial hyn në fuqi sot, Ministria e Punëve të Jashtme e publikon në Fletoren Zyrtare


Ka hyrë në fuqi dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e shtetit fqinj me 12 milje në derbin Jon.
Lajmi është bëri i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme, që thekson se dekreti është publikuar sot në Fletoren Zyrtare, duke u bërë kështu i vlefshëm.
Dekreti Presidencial përputhet me zbatimin e rregullores së ratifikuar të Konventës së OKB-së viti 1982 mbi të Drejtën e Detit.
Dekreti përbën një hap të domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në rajonin përkatës, akt i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e padiskutueshme e vendit.
Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, siç ato rrjedhojnë nga Konventa për të Drejtën e Detit, që pasqyron të drejtën tipike ndërkombëtare./NB
Greqia e përkushtuar në mbrojtjen e të Drejtës Ndërkombëtare, përfshi të Drejtën e Detit, vepron në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet ndërkombëtare.