
Zgjedhjet në Kukës, Meta i shkon në zyrë Sali Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu.
Ky takim mes Berishës dhe Metës vjen një ditë pasi në KQZ u regjistrua koalicioni “Bashkë Fitojmë” për garën elektorale në Bashkinë e Kukësit. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e kaluara ishte e përbërë nga Rithemelimi, Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare.
Por këtë ketë herë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e grupimit politik të Sali Berishës për t’u regjistruar në zgjedhjet me Rithemelimin për Bashkinë e Kukësit, pasi KQZ njeh zyrtarisht Partinë Demokratike me në krye Lulzim Bashën.
Kështu “Bashkë Fitojmë” në këtë zgjedhje regjistrohet me Partinë e Lirisë dhe Partinë Demokristiane të Nard Ndokës.
Kandidati i Primareve, Emri Vata do të garojë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që sigurisht ka bekimin e Sali Berishës, pasi Rithemelimi i tij nuk njihet zyrtarisht