ZGJEDHJET E PJESSHME, KOMISIONI I RITHEMELIMIT: KEMI HAPUR PROCESIN E PRIMAREVE

19/01 23:04
Credits to Apollon TV
ZGJEDHJET E PJESSHME, KOMISIONI I RITHEMELIMIT: KEMI HAPUR PROCESIN E PRIMAREVE

Duket se PD nuk do të mund të gjej gjuhën e përbashkët brenda saj edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se ka hapur procesin e primareve në PD për të bërë përzgjedhjen e kandidaturave që dot garojnë në zgjedhjet për bashkitë që nuk kanë kryetar. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet më 30 janar, ndërkohë janë caktuar dhe kriteret që duhet të ketë një kandidat.

Por, nga ana tjetër kryetari i PD, Lulzim Basha ende nuk ka qartësuar se si do të garojë në këto zgjedhje, në një kohë që Komisioni i Rithemelimit pretendon se organizimi i partisë për zgjedhjeve do të bëhet prej tij.

DEKLARATË E KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT.

Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në emër të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tu dhënë shqiptarëve mundësinë për tu përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet më të mira të vendit.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të Primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë në garë.

Nga sot, në të gjitha bashkitë ku do të hapet gara, Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet në datën 30 Janar 2022 sipas parimit “të primareve”.

Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatët mund të evidentohen:

✅ Me vetëpropozim;
✅ Propozim nga anëtarësia;
✅ Propozim nga organet qendrore të PDSH.

Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik, profesional dhe shoqëror.

Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kanditatit.

Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 00:00.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.