Zgjedhjet e PD-së, Lulzim Basha fajëson Ramën: Po përpiqet të krijojë përçarje brenda nesh

04/06 14:08
Credits to Apollon TV
Zgjedhjet e PD-së, Lulzim Basha fajëson Ramën: Po përpiqet të krijojë përçarje brenda nesh

Kryetari i PD Lulzim Basha, gjatë një takimi me demokratët në Tiranë u ka shprehur atyre mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e bërë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.  Basha tha se demokratët në zgjedhje dolën vetëm me “forcën e zemrës”, prandaj dhe ai do të bëjë të pamundurën që mundi i tyre mos shkojë dëm.

I bindur për mosnjohjen e fitores së qeverisë Rama, Basha shtoi se sfida tjetër e Partisë Demokratike është që procesi i zgjedhjeve brenda partisë më 13 qershor të mbyllet me dinjitet.

“Kam bindjen se ju shoh ballë lartë se përkundër kësaj masakre zgjedhore dhe përballje me këtë makineri kriminale ju dolët si njerëz të qëndresës, ja dolët të përballeshit. Nuk e kemi bërë këtë betejë për veten tonë, por  për shqiptarët. Ju zgjodhët të luftoni për ta.

Rama nuk na konsideron kundërshtarë politikë por armiq, po kjo e bën më të madhe arritjen tonë. Dolëm në fushë betejë vetëm me forcën e zemrës tonë, mirënjohje për këtë sakfriicë sa të kem frymë do bëj gjithçka që asnjë pikë djersë juaja mos shkojë dëm. Është një vlerë e shtuar që më 13 qershor duhet ta nderojmë duke u angazhuar si demokratë, qytetarë europianë”, tha ai.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij kryedemokrati,  shtoi se është Rama ai i cili po përpiqet që të krijojë përçarje në Partinë Demokratike për të larguar vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

“Disavantazhet për të cilën duhet të jemi të vetëdisjëhm është se Edi Rama po përpiqet të krijojë një farë përçarje në mënyrë që ne mos bëjmë detyrën tonë, por të merremi me njëri-tjetrin. Ata po pqrpiqen të mbjellin dyshim në rradhët tona dhe ky është rreziku që 25 prilin nuk e konsideruan masakër zgjedhore,por një fitore të Edi Ramës. Ai është projektuesi i kësaj masakre zgjedhore, sepse ai e di se çfarë ka bërë më 25 prill”, shtoi Basha.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.