
Zgjedhjet e 25 prillit, nis sot zytarisht fushata, PS mblidhet në 18:00 te sheshi “Skënderbej”, PD fillon 1 orë më herët


Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të hapin sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Partia Socialiste do ta çelë fushatën në orën 18:00 në “Sheshin Skënderbej”, ndërsa Partia Demokratike në orën 17:00 në “Sheshin Nënë Tereza”.
Dy forcat më të mëdha politikë në vend PS dhe PD kanë nisur që mbrëmë përgatitjet. Në dy sheshet kryesore, te “Nënë Tereza” dhe sheshi “Skënderbej” mbrëmë janë bërë punimet e fundit të podiumit dhe fonisë.
Edhe pse sot nis zyratisht fushata bëhet me dije se pjesë do të jenë vetëm kandidatët për deputet dhe jo simpatizantët e partive politike, kjo për shkak të masave anti-Covid që nuk lejojnë grumbullime.