Zgjedhjet e 25-Prillit, KQZ letër Qeverisë, Kryebashkiakëve, partive e kandidatëve të pavarur: Mos përdorni burimet publike për fushatën zgjedhore

Kur pritet që të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i kujtojë edhe një herë palëve rregullat.
KQZ i ka dërguar letra të veçanta Kryeministrit Rama, Kryebashkiakëve, partive e kandidatëve të pavarur dhe i bën thirrje që të mos përdorin burimet publike për fushatën zgjedhore.
KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor.
/Shqiptarja
TË NGJASHME