Zgjedhjet e 25 prillit, Kolegji Zgjedhor vendos sot për fletën e votimit

04/04 8:57
Credits to Apollon TV
Zgjedhjet e 25 prillit, Kolegji Zgjedhor vendos sot për fletën e votimit

Sot në orën 16:00 Kolegji Zgjedhor vendos për fatin e Fletës së Votimit, për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa, sot në mëngjes, u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua edhe trupa e gjyqtarëve.

Trupa do të përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Alma Kolgjoka. 

PD kërkon anulimin e fletës me numra dhe rikthimin e fletës me emra. Kujtojmë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë.

Vendimi pothuajse zhbën gjithë synimin e hapjes së listave të deputetëve. Shqiptarët duan të dinë se për cilin po votojnë dhe këtë duan ta shikojnë edhe në fletën e votimit. Kjo u tregua edhe nga sondazhi i hapur nga komisioneri Celibashi. Në shumicë dërmuese preferuan fletën e votimit me emrat e të gjithë kandidatëve. Por KAS vendosi të kundërtën.

Komisioni i Ankesave pranoi ankimin e Partisë Socialiste dhe hoqi emrat e kandidatëve nga fleta e votimit duke vendosur që ata të identifikohen me numra. Vendimi i KAS u parapri nga debatet e përfaqësuesve politik të PS dhe PD-së.

Ne KAS, Partinë Demokratike humbi edhe përballjen me Bindjen Demokratike për ngjashmërinë mes logove të dy partive. Demokratët i kanë shpresat tashme ne Kolegj.

Fjala e fundit i takon gjykatës zgjedhore e cila duhet të shprehet për këtë fletë votimit, ku zgjedhësit krahas numrit të subjektit politik do duhet të përzgjedhin edhe një numër tjetër, prapa së cilit fshihet kandidati i tyre i preferuar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.