Zgjatet karantina, shtrëngohen masat në Kakavijë, do të lejohet të kalojnë vetëm 400 persona në ditë nga 700.

27/02 6:56
Credits to Apollon TV
Zgjatet karantina, shtrëngohen masat në Kakavijë, do të lejohet të kalojnë vetëm 400 persona në ditë nga 700.

Mësohet se të gjithë ata persona që do të kalojnë drejt Greqisë nga Pika Kufitare e Kakavijës duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7 ditore, por 14 ditore. Gjithashtu, orari i lëvizjez kufizohet në 12 orë.

Pra, udhëtarët do lejohen të kalojnë vetëm nga ora 07.00 deri në orën 19.00. Sakaq, pala greke ka vendosur dhe një numër të kufizuar të udhëtarëve. Tashmë, 400 shtetas shqiptarë do mund të shkojnë në vednin fqinj brenda orarit të caktuar.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.