Zbulohet kush është i plagosuri në selinë e PD në Kavajë, Grida Duma ndodhej pranë zyrës, Basha niset me urgjencë nga Tirana

19/04 19:52
Credits to Apollon TV
Zbulohet kush është i plagosuri në selinë e PD në Kavajë, Grida Duma ndodhej pranë zyrës, Basha niset me urgjencë nga Tirana

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme në Kavajë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë brenda një selie të PD në këtë qytet.

Pas një konflikti i cili ka degjeneruar në të shtëna armësh ka mbetur i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni. Burime nga spitali i qytetit bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë burime për Newsbomb bëjnë me dije se pranë zyrës ku ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë ishte dhe kandidatja për deputete e PD, Grida Duma. Ndërkohë të njejtat burime njoftojnë se kreu i PD, Lulzim Basha është nisur me urgjencë drej Kavajës.

Kavajë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 27-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti  për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik  dhe  ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.