Zbulohet drogë në ara në Tropojë, në hetim dy kryepleq fshatrash dhe dy inspektorë

06/07 15:57
Credits to Apollon TV
Zbulohet drogë në ara në Tropojë, në hetim dy kryepleq fshatrash dhe dy inspektorë

2 kryepleq fshatrash në Tropojë dhe 2 inspektorë për Pyjet dhe Mjedisin janë proceduar penalisht, pasi janë gjetur ara me kanabis dhe akuzohen për “moskallzim krimi”.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: Ilir Çelaj, me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, Agron Malaj, me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë,  B. Hajdari, me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi Murat Qelia, kryeplak i fshatit Buçaj.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për  kultivim të bimëve narkotike.

Procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë për Pyjet dhe Mjedisin.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës  për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë,  B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.