Zbulohet depo me armatime në Tiranë, sekuestrohen mitralozë, granatë-hedhës dhe snajpera e makinë e blinduar! Pranga 62 vjeçarit, në kërkim djali i tij (Detaje-EMRAT)

18/08 20:39
Credits to Apollon TV
Zbulohet depo me armatime në Tiranë, sekuestrohen mitralozë, granatë-hedhës dhe snajpera e makinë e blinduar! Pranga 62 vjeçarit, në kërkim djali i tij (Detaje-EMRAT)

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i Policisë së Tiranës që çoi në zbulimin e depos së armëve në zonën e Yrshekut.

Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Kujtim Çaushi dhe është shpallur në kërkim, djali i tij Erlind Çaushi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan:

1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Arsenali”. Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke. Arrestohet në flagrancë 62-vjeçari që i mbante në garazh, shpallet në kërkim djali i tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Kodër-Mëzes, në një magazinë, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arsenali”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – K. Ç., 62 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëethyese dhe i municionit”. Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi E. Ç., 35 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Po punohet për kapjen e shtetasit E. Ç., si dhe për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.