Zbulohen detaje të reja nga aksidenti në aksin Fier-Vlorë, 40-vjeçari me shpejtësi ‘skëterrë’ përplasi ‘Benz’-in e parkuar, 4 të rinj po luftojnë me vdekjen

28/02 15:50
Credits to Apollon TV
Zbulohen detaje të reja nga aksidenti në aksin Fier-Vlorë, 40-vjeçari me shpejtësi ‘skëterrë’ përplasi ‘Benz’-in e parkuar, 4 të rinj po luftojnë me vdekjen

Një aksident i shumëfishtë është shënuar ditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan.

Në aksident u përfshinë 3 makina dhe fillimisht u raportua për disa të plagosur.

Më pas policia njoftoi ndarjen nga jeta të një 18-vjeçari, ndërkohë që 4 të rinj të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, në sallën e operimit.

Ndërsa 2 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve për mediat, shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit që drejtohej nga shoferi me iniciale A.K., i cili u shoqërua për në komisariatin e Vlorës.

Po ashtu, dyshohet se 40-vjeçari ka përplasur automjetin tjetër të tipit ‘Benz’ i cili ishte parkuar në një nga xhepat e autostradës.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.