Zbardhet vrasja në Shkodër, shpallet në kërkim autori, arrestohet dhe një i mitur

18/05 10:30
Credits to Apollon TV
Zbardhet vrasja në Shkodër, shpallet në kërkim autori, arrestohet dhe një i mitur

Policia e Shkodrës bën me dije se ka zbardhur ngjarjen e rëndë të një dite më parë ku u gjet i vrarë me armë zjarri 32-vjeçari, Endri Mustafa.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor është vënë në pranga një nga bashkëpunëtorët e vrasjes, si dhe është arrestuar një person pasi dyshohet se ka dije për ngjarjen.

Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, si autor të dyshuar të vrasjes, i cili prej disa kohësh është në kërkim dhe për disa ngjarje të tjera kriminale. Si bashkëpunëtor në vrasje është vënë në pranga dhe i mituri E. M.

32-vjeçari Endri Mustafa u gjet i vrarë një ditë më parë pranë liqenit në lagjen Guerrile me 5 plumba në trup. Ai ishte shpallur i humbur prej 3 ditësh nga familjarët.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.