Zbardhet vrasja e dy vëllezëve në vitin 1998 në Vlorë, shpallet në kërkim ndërkombëtar 47-vjeçari.

12/02 10:15
Credits to Apollon TV
Zbardhet vrasja e dy vëllezëve në vitin 1998 në Vlorë, shpallet në kërkim ndërkombëtar 47-vjeçari.

VLORË

Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në vitin 1998, në Vlorë. Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë pas 23 vitesh autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë.

Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H.

Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasit:

G. S., 47 vjeç, të cilit Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vijon puna intensive për lokalizimim dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.