
Zbardhet LISTA/ Kandidatët e Partisë Socialiste në Vlorë


Data 8 mars është afati i fundit i partive politike për të depozituar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Partia Demokratike do të garojë me një koalicion parazgjedhor me 12 parti të tjera në një listë të përbashkët, ndërkohë që LSI dhe PS do të dalin të vetme në zgjedhje, edhe pse LSI ka nënshkruar një marrëveshje paszgjedhore me PD.
Burime për mediat kanë zbardhur një pjesë të lsitës së Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, i cili ka 12 mandate.
Listën e kryeson kryeministri Edi Rama, ndërkohë që pas tij do të jetë drejtuesi politik i PS-së në këtë qark, Damian Gjiknuri.
Duke qenë se në tre vendet e para duhet të jetë një femër, vendi është rezervuar për ministren e Financave Anila Denaj, ndërkohë që pjesë e listës janë edhe biznesmeni Vullnet Sinaj dhe deputeti Alket Hyseni.
Në listë do të përfshihen edhe dy mjekët e njohur, Vasil Llajo dhe Niko Kurri, ndërkohë që pjesë e 8 vendeve të para pritet të jetë edhe deputetja Vilma Bello.
Qarku Vlorë:
Edi Rama
Damian Gjiknuri
Anila Denaj
Vullnet Sinaj
Alket Hyseni
Vilma Bello
Vasil Llajo
Niko Kurri