
Zbardhen detaje nga vrasja e Tauland Gjikajt, sherri nisi në një lokal, u shanë me njëri tjetrin pastaj…(E PLOTË)


Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Tauland Beqirajt para dy ditësh në Vlorë.
Më herët u zbulua se sherri mes Beqirajt dhe Skerdjan Gabranit, Elton Hajnajt e Hans Jonuzajt, ka ndodhur për një borxh.
Sipas informacioneve për Report Tv, Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal në qytet. Një nga autorët e dyshuar ka kërkuar borxhin që Beqiraj u kishte.
Më pas 31-vjeçari ka hyrë në lokal dhe u ka thënë se lekët nuk ka për t’ua dhënë duke i ofenduar me një fjalor të rëndomtë dhe madje u ka treguar se kishte armë në brez.
Pas debatit në lokal, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama të zinj me dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar akoma.
Më pas ai ka ecur 10 metra në këmbë dhe pastaj i është afruar makina me autorët të cilët e kanë qëlluar me kallashnikov. Akoma nuk është identifikuar se cili e ka qëlluar.
Sipas policisë, pas të shtënave me kallashnikov janë dëgjuar edhe disa të shtëna të tjera pistolete.
Policia dyshon se shokët e Tauland Gjikës u janë kundërpërgjigjur me armë autorëve të vrasjes.