Yuri Kim “SHUPLAKË” METËS, i çon SMS në EMISION: BOLL MË! Do mbash PËRGJEGJËSI për FJALËT dhe VEPRIMET! Kërcënimet meritojnë DËNIM (E PLOTË)

23/04 22:10
Credits to Apollon TV
Yuri Kim “SHUPLAKË” METËS, i çon SMS në EMISION: BOLL MË! Do mbash PËRGJEGJËSI për FJALËT dhe VEPRIMET! Kërcënimet meritojnë DËNIM (E PLOTË)

E paprecedent në historinë politike të vendit tonë, ambasadorja e SHBA i dërgon një mesazh të qartë dhe të ashpër presidentit të republikës Ilir Meta, duke e paralajmëruar për deklaratat e ashpra dhe kërcënimet në lidhje me zgjedhjet.

Vetëm pak minuta më parë, përmes një mesazhi të fortë në rrjetet sociale, të cilin ia ka dërguar me SMS edhe presidentit Ilir Meta që ndodhet “live” në një emision, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i përvishet Metës duke i kërkuar t’i japë fund deklaratave kërcënuese për zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja Kim i thotë Metës se do të mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të sjellin fjalët dhe veprimet, duke i kujtuar deklaratën e Metës që “populli të mprehë sfurqet dhe sopatat”.

MESAZHI I YURI KIM PËR METËN:

Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.