Xhaxhai i Klodian Rashës bën deklaratën e FORTË: Jam gati të pushkatohem dhe të varrosem me të nëse… (Përlotet gazetarja)

08/12 20:58
Credits to Apollon TV
Xhaxhai i Klodian Rashës bën deklaratën e FORTË: Jam gati të pushkatohem dhe të varrosem me të nëse… (Përlotet gazetarja)

Xhaxhai i 25-vjeçarit Klodian Rasha që u vra sot nga efektivi i policisë në Laprakë, i moshuari Hasan Rasha ka bërë deklaratën e fortë sonte duke folur për gazetaren Anila Hoxha, e cila është përlotur.

I pyetur nëse nipi i tij mbante armë natën e vrasjes, xhaxhai i tij ka dhënë përgjigje negative.

Ai është shprehur se Klodiani kurrë nuk ka përdorur armë, madje u zotua që të pushkatohet nëse vërtetohet se nipi i tij mbante armë.

Hoxha: Në fillim u tha se nipi juaj kishte armë dhe ia drejtoi policit, ju çfarë mund të thoni, kishte armë atë natë Klodiani?

Rasha: Unë ju garantoj që jo vetëm mbrëmë, por gjithë jetën e tij atij nuk ka kapur armë me dorë. Nëse ka prekur armë me dorë ai jam dakord që të pushkatohem unë tani dhe të varrosem bashkë me të. Ky ka qenë djali i privilegjuar. Prindërit e kam mbajt mirë si fëmija i fundit. Babai i tij ka qenë oficer, ushtarak. Ka dy vëllezërit e vetë në Angli. Nuk i pëlqente puna me 200 mijë lekë.

Hoxha: Kishte pasur probleme me ligjin…

Rasha. Problemet e tij ishin nervore, pinte cigare, rrinte me shokë, nuk punonte, se po mos të punosh do krijosh dhe probleme…

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.