
Xhami i pasagjerit ‘shoshë’ nga breshëria e plumbave, pamjet nga makina ku u qëllua “Mond Çekiçi”


Kjo është makina në të cilën u ekzekutua mëngjesin e sotëm, Edmond Koçi, i njohur ndryshe edhe si Edmond Çekiçi. Nga pamjet shihen shenjat e plumbave në xhamin e derës së automjetit nga ana e pasagjerit, duke lënë të kuptohet se autori ka qëlluar me breshëri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40 pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës. Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, Çekiçi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment ka dalë shoferi i tij për të pyetur çfarë po ndodh.
Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa të vjedhura në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës. Sipas burimeve të policisë ishin dy persona të maskuar, që organizuan e kzekutimin e 40-vjeçarit.
Grupi hetimor po bën krehjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
40-vjeçari njihej në Durrës si ish anëtar i bandës së Lulzim Berishës. Ai ishte emër mjaft i skeduar për policinë, i arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra penale. Për herë të fundit ai është arrestuar pasi u kap me a rmë në shtator të vitit 2020, ndërsa u lirua nga b urgu pasi dyshohej se kishte shenja të Covid.