WhatsApp sfidon Zoom dhe Skype me risinë e fundit

07/03 19:31
Credits to Apollon TV

Kompania “WhatsApp” sfidon kompanitë “Zoom” dhe “Skype” duke realizuar telefonata dhe video thirrje të disponueshme edhe në versionin për kompjuterat, në një periudhë në të cilën ka pasur një bum thirrjesh për shkak të pandemisë Covid-19. Funksioni është aktiv për bisedat, por në të ardhmen do të shtrihet në grupe. Kompania shpjegon në një postim zyrtar:

“Në vitin e fundit kemi parë një rritje të fortë të thirrjeve në WhatsApp, shpesh edhe për biseda të gjata. Në 31 dhjetorin e kaluar kemi regjistruar rekordin për numrin më të madh të thirrjeve të bëra në një ditë me 1,4 miliardë e thirrjeve zanore dhe video. Meqenëse shumë njerëz janë ende larg të dashurve dhe shumë po përshtaten me mënyra të reja të punës në distancë, ne duam që bisedat në WhatsApp të jenë sa më efikase pa marrë parasysh se çfarë pajisje ka përdorur ose vendin ku je.”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.