Vritet me thikë 21-vjeçari Shqiptar në Londër. Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura, u tronditëm! Familjarët shkruajnë në rrjete sociale

26/03 7:00
Credits to Apollon TV
Vritet me thikë 21-vjeçari Shqiptar në Londër. Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura, u tronditëm! Familjarët shkruajnë në rrjete sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fillim të javës në Londër, Angli, ku është vrarë me thikë një i ri shqiptar. Viktima është Renato Geci. 21-vjeçarit shqiptar iu dha ndihma e parë mjekësore, por nuk mundi që të mbijetojë. 

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27-vjeçe, e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit. Mediat angleze kanë publikuar edhe foton e të riut, që është vrarë në Honuslou.

Në vendin e ngjarjes, përpos Gecit që ndërroi jetë u gjet i plagosur edhe një tjetër person, i cili u transportua në spital. Ngjarja ndodhi të martën, ndërsa arrestimet u bënë sot nga policia. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet.

“Dëgjuam të bërtitura. E gjitha është shumë tronditëse. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur”, tha njëri nga fqinjët për mediat e huaja.

Në rrjetet sociale kishte mjaft komente prekëse për vdekjen e të riut. Ritvan Geci, një i afërm i viktimës, shkruan: “Me dhimbje të thellë ju informoj se vëllai im Renato Geci ka ndërruar jetë. Qofsh i parajsës, vëlla. Unë gjithmonë do t’i mbaj kujtimet fort në zemrën time”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.