Vritet me armë një 25-vjeçar në Shkodër

29/05 9:18
Credits to Apollon TV
Vritet me armë një 25-vjeçar në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Shkodër, ku një 25-vjaçar është vrarë me armë zjarri.

Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaj, ndërsa mësohet se viktima është shtetasi Emiljan Ndou.

Ndërkohë, policia ka arritur të vërë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Sipas policisë, në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobta shtetasi M.K, 47 vjeç, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.