Vrau shokun e tij se ishin lidhur me të njëjtën vajzë, Gjykata dënon me 10 vite burg Noel Dishin

23/03 17:23
Credits to Apollon TV
Vrau shokun e tij se ishin lidhur me të njëjtën vajzë, Gjykata dënon me 10 vite burg Noel Dishin

Gjykata e Tiranës  ka dënuar me 10 vite burg Noel Dishin, i cili akuzohet për vrasjen e Vilson Tafçiut në janar të vitit 2020 në zonën e Astirit në Tiranë.

Noel Dishi, i njohur ndryshe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti u fajësua për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje” nga Gjykata e Tiranës. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur në 10 vjet e 6 muaj burg.

Kujtojmë se shkak për vrasjen u bë një konflikt i çastit, pasi autori i vrasjes dhe viktima u përplasën duke pretenduar shoqërimin me të njëjtën vajzë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.