Vrau pa mëshirë duke e goditur 31 herë me thikë gruan, kush është Demokrat Mejdinaj që po kërkohet nga Policia e Fierit, pse gënjyen familjarët e tij

18/03 9:24
Credits to Apollon TV

Hyka, e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e djeshme në Fier. Po ashtu më poshtë është dhe fotoja e Demokrat Mejdinajt, i cili tashmë ndodhet në kërkim nga Policia e Fierit dhe jo vetëm, ndërsa derimë tani nuk është arritur të gjendet.

Burime bëjnë me dije se autori e ka qëlluar të renë 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin, ç’ka i shkaktoi vdekjen në banesë, pa u transportuar për në spitalin e Fierit.

Autori i këtij krimi të rëndë që ndodhi në sy të fëmijëve të mitur, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa, ndërkohë që Policia mbërriti më vonë, vetëm pas sinjalizimit të ambulancës që ishte thërritur nga anëtarët e tjerë të familjes.

Burimet thonë se ndryshe nga sa thanë familjarët, Mejdinaj nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor, e megjithatë mbeten mistet arsyet që kanë çuar në këtë krim të rëndë.

Si ndodhi vrasja në praninë e personave të tjerë në banesë

“Mendohet që ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në toke me plagë dhe të pa jetë.

Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kane njoftuar policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin prerës me të cilin 29 vjecari kishte goditur gruan. Thika është lënë ne vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori eshte larguar fill pas saj,”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.