Vrau motrën për alkoolin ! Gjykata lë në burg mësuesen 40 vjeçare

05/09 13:42
Credits to Apollon TV
Vrau motrën për alkoolin ! Gjykata lë në burg mësuesen 40 vjeçare

Është vendosur masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për mësuesen 40-vjeçare të Gjuhës Shqipe, Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj Amanda Pushani në Tiranë. Fillimisht familjarët e raportuan në polici si vdekje natyrale, por pas autopsisë u zbulua se 37-vjeçarja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë.

Sipas motrës, viktima Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës së saj për t’i marrë para për alkool. Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë.

Në momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtës. Pretendimet e 40 vjeçares për një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, pritet të provohen edhe shkencërisht nga organi i akuzës duke kryer ekspertiza të tjera.

Ndaj të dyshuarës janë ngritur akuza si ajo e vrasjes dhe e moskallëzimit të krimit, për të cilat Marsela Pushani me profesion mësuese, rrezikon të dënohet deri në burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtore.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.