Vrau me plumb në kokë teknikun e kondicionerëve nga Mallakastra, prokuroria kerkon denimin me 21 vjet per autorin

24/02 18:39
Credits to Apollon TV
Vrau me plumb në kokë teknikun e kondicionerëve nga Mallakastra, prokuroria kerkon denimin me 21 vjet per autorin

Prokuroria e Tiranes kerkon 21 vite burg per Griseldo Kusin, i akuzuar për vrasjen e punonjesit te kondicionerit Indrit Cela rreth dy vite me pare.

Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar 21 vjet burgim për Kusin.

Kusi akuzohet se vrau teknikun e kondicionerit. Ai përfiton ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndaj Kusit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Babai i tij, Bujar Kusi dhe i vëllai Albani, dyshohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Luan Caka e Ali Sula, janë vënë nën akuzë për moskallëzim krimi, ndërsa Ferdinand Bakalli, do të gjykohet para drejtësisë për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Prokuroria e Tiranës thotë se Griseldo Kusi e vrau Celajn, pas një debati që lindi mes tyre për tubin e carë të kondicionerit që i riu po montonte në vilën luksoze të autorit të dyshuar.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.